Naftëtarët e Ballshit protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës, përballen me kordonin policor

Ata prej kohësh kërkojnë të drejtat e tyre, por duket se askush nuk denjon t’ju përgjigjet.

Prandaj ditën e sotme protesta e naftëtarëve të Ballshit është zhvendosur para Ministrisë së Infrastrukturës në Tiranë.

Dhjetëra protestues janë grumbull me njëri-tjetrin janë përballur me kordonin policor.

Me pankarta nëpër duar që shprehin revoltë, ata po kërkojnë të drejtat e tyre pasi kompania ku punonin nuk e mbajti premtimin për të dhënë pagat e prapambetura dhe të rifillojnë punën.

Të veshur me maska, por pa asnjë distancë me njëri tjetrin ata kanë hasur edhe konfrontim fizik me forcat blu, duke kërkuar që të hyjnë brenda godinës së ministrisë.


Shtuar 17.09.2020 09:51