E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
PDK-ja e pavendosur për Prishtinën
Ende nuk ka një vendosje definitive nga ana e PDK-së ku bëhet fjalë për kandidatin për kryetar të Prishtinës. Ndonëse ditët e fundit u vu re një vendosmëri për të kandiduar me Lirak Çelajn, por një zyrtar në kushte anonimati ka thënë se mund të kandidohen dy ministrat.

“Gjasat reale janë që të kandidohen Blerand Stavileci apo Memli Krasniqi. Sigurisht, opsione mbeten ende edhe Lirak Çelaj e Shemsi Veseli”, ka thënë zyrtari i PDK’së që foli për Express, të hënën.

Edhe LDK-ja nuk e ka vendosur se më kë do të kandidoj, po mundësitë më të mëdha janë me Isa Mustafën.

Ndërsa Vetëvendosje do kandidoj me Shpend Ahmetin, AAK-ja me Besnik Tahirin dhe Lëvizja për Bashkim me Valon Muratin. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori