U kritikua për sjelljet e saj, ministrja gjermane e Mbrojtjes pritet të japë dorëheqjen

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht (nga SPD) do të japë dorëheqjen javën e ardhshme, raporton uebfaqja Sueddeutsche Zeitung, duke cituar informacione nga bashkëpunëtorët e ministres. E njëjta çështje ishte raportuar më parë nga Bild.

Lambrecht ka marrë kritika të forta muajt e fundit, nga opozita, media dhe zyrtarë pranë koalicionit qeverisës për një sërë gabimesh. Kancelari Olaf Solz e mbulon gjithmonë, duke shprehur besimin e tij tek ajo.

Incidenti më i fundit ka të bëjë me mesazhin e saj të Vitit të Ri në Instagram, i cili u filmua duke folur për luftën në Ukrainë, ndërsa pas saj shpërthyen krisur dhe fishekzjarre nga festimet e Vitit të Ri në Berlin. Megjithatë, edhe thelbi i deklaratave të saj u bë objekt komentesh.

“Në zemër të Evropës po zhvillohet një luftë. Dhe në lidhje me këtë kam fituar shumë përvojë, shumë takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm. Dhe për këtë ju them një falenderim të sinqertë”, deklaroi ajo, teksa zëri i saj mezi dallohej nga zhurma e fishekzjarreve.

Më parë, Christine Lambrecht, e cila filloi karrierën e saj qeveritare si zëvendësministre e financave e Olaf Scholz në qeverinë e fundit të Angela Merkel, përpara se të merrte ministrinë e drejtësisë, kishte shkaktuar komente nga njëra anë për trajtimin e saj në ministrinë e mbrojtjes. Nga njëra anë sepse evidentohen probleme serioze dhe mungesa në mjetet e mbrojtjes dhe nga ana tjetër kur u zbulua se në shumë udhëtime ajo shoqërohej nga djali i saj 22-vjeçar, i cili udhëtonte me avionët dhe helikopterët e forcave të armatosura, madje ka postuar foto prej tyre në rrjetet sociale.