Harta e të infektuarve nga koronavirusi në Shkup (FOTO LAJM)

Instituti për Shëndet Publik ka bërë një grafikon me detaje të numrit të të infektuarve me koronavirus (Covid-19) në të gjitha komunat e Shkupit.

Nga Karoshi janë 27 persona, Gazi Baba 20, Kisella Voda 20, Qendra 20. Ka edhe 11 persona të cilët janë nga qytete tjera por jetojnë në Shkup, 11 nga Gjorçe Petrovi, 8 nga Aerodromi, 7 nga Sopishtja, 4 nga Buteli, 3 nga Çairi, 2 nga Ilindeni dhe një i huaj”, informon Instituti për Shëndet Publik.

Sa i përket gjinisë së të infektuarve, 109 janë meshkuj ndërsa 110 femra.


Shtuar 27.03.2020 19:15