PDK do zgjedhje të jashtëzakonshme
Pëlqej
Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë ka theksuar se ajo do ti krijojë institucionet në vend.

PDK-ja e Hashim Thaçit nuk ka ofruar asnjë zgjidhje lidhur me situatën dhe duket se nuk po e zgjidh ngërçin, e andaj duket se "zgjidhja" ka mbetur vetëm ajo e shkuarjes në zgjedhje të reja.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për gazetën Tribuna se nuk ka asnjë lëvizje në këtë parti pas dështimit të zgjedhjes së Arsim Bajramit për kryetar të Kuvendit.

“Asgjë të re nuk ka. Jemi në pritje se çfarë po bën presidentja”, tha Musmurati për "Tribuna".

Ai ka theksuar se në rast se anjë parti nuk bën koalicion me PDK-në kjo parti po e shqyrton mundësinë edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori