LIVE/ Zelensky flet në Kuvendin e Shqipërisë: Rusët po gjuajnë fëmijët në fytyrë, na kanë ndaluar edhe ujin (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur LIVE nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zelensky përmes një video-mesazhi është shprehur se që nga nisja e ofensivës ruse në Ukrainë, kombi i tyre nuk ka parë asnjë ditë të paqtë.

“Është një qytet me gjysmë milionë banorë që nuk iu është lejuar as uji, as ilaçet, dhe kanë qenë në sulme të vazhdueshme. Skenat e zhvendosjes me forcë janë të zakonshme kudo, të mbijetuarit që iu shpëtuan dy pushtimeve, thonë që nuk kanë parë asnjëherë diçka të tillë më parë, ushtria ruse gjuan fëmijët në fytyrë.

Pushtuesit nuk i lënë që mjekohen, njerëzit janë gjetur me duar të lidhura, me brinjë të thyera, me plagë pas koke, ushtria ruse ka lënë shumë njerëz të vdekur në rrugë, nuk janë lejuar që të varrosen”, u shpreh Zelensky./albeu.com/