PDK dhe LDK-ja në "luftë" për doganën
Posti i drejtorit të doganave ka futur në "luftë" dy partnerët e koalicionit qeveritar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kontestuar zgjedhjen e drejtorit të ri. Por, në anën tjetër zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se procesi ka qenë i rregullt, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Për të ardhur në këtë post, Berisha ka pasur përkrahjen e LDK-së, ndonëse në garë për këtë pozitë ka qenë edhe Lulzim Rafuna, ish-drejtor i Doganave, ku nën menaxhimin e këtij të fundit Dogana viteve të fundit në masë të madhe ka rritur të hyrat për buxhetin e shtetit.

Ditë më parë ish-kreu i PDK-së, aktualisht presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, e ka konsideruar si të jashtëligjshëm procesin e përzgjedhjesdrejtorit të ri.

Por, të hënën, disa ditë më vonë, Ministria e Financave, e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti, ka sqaruar se procesi i përzgjedhjesdrejtorit të ri është konform procedurave. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 09:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori