PDK dhe LDK, ende pa asnjë emër kandidati
Partitë e mëdha si Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kanë zyrtarizuar ende emrat e kandidatëve të tyre për kryetar të Prishtinës, për zgjedhjet lokale. E vetmja që e ka nominuar kandidatin është Alenca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK-ja ka zgjedhur si kandidat konkurrent Besnik Tahirin.

Sipas përfaqësueve të LDK-së dhe PDK-së, është ende herët për të vendosur për emrat e kandidatëve për kryebashkiakë, shkruan Tribuna.

Megjithatë, jo zyrtarisht mësohet se PDK dhe LDK e kanë ndarë mendjen për kandidatët e tyre për Prishtinën. Blerand Stavileci i PDK-së dhe Korab Sejdiu nga LDK-ja pritet të zyrtarizohen si kandidatë të tyre për Prishtinën. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori