Zbulohet cilin ekip do Zidane të drejtojë

Trajneri francez pritet që të zëvendësoj Deschamps tek Kombëtarja e Francës.

Zinedine Zidane nuk do të pranoj që t’i rikthehet detyrës së trajnerit në nivel të klubeve, raporton “ESPN”.

Ish-trajneri i Real Madridit është i përgatitur që të pres kur të hapet detyra e trajnerit tek Kombëtarja e Francës, ku momentalisht në atë post qëndron Didier Deschamps.

Pas sezonit 2020/21, Zinedine Zidane u largua nga detyra e trajnerit tek Real Madridi, për arsye se ndjente mungesë të besimit nga krerët e “Galaktikëve”.

Që nga emërimi i tij si trajner i Realit në mars të vitit 2019, e gjer tek largimi i tij, Zidane e ka udhëhequr klubin madrilen në 114 ndeshje, ku 69 prej tyre i ka fitore, 25 barazime dhe 20 humbje.


Shtuar 11.07.2021 18:40

Tags: ,