PDK analizon rikomponimin e Qeverisë
Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të rikomponimit të Qeverisë. Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie kanë ardhur në përfundim se Hashim Thaçi nuk ka bërë zgjidhje të duhur kur ka vendosur të lidhë partneritet me Behgjet Pacollin.

Sipas Koha Ditore organi drejtues i PDK-së është përcaktuar që prishjes ose vazhdimit të koalicionit aktual me Koalicionin Kosova e Re t’i paraprijë një analizë, të cilën duhet të bëjnë udhëheqësit më të lartë, duke nisur nga kryetari Thaçi, sekretari, Jakup Krasniqi dhe katër nënkryetarët, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Bajram Rexhepi dhe Hajredin Kuçi. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori