Basha dha dorëheqjen, Berisha i zë karrigen (FOTO LAJM)

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në Selinë e PD. Mbledhja është duke u zhvilluar në sallën ku deri para pak kohësh zhvillonte takimet ish-kryetari Lulzim Basha.

Në fotot nga brenda mbledhjes, shihet se mbledhjen e drejton ish-kryeministri Sali Berisha, i cili qëndron në të njëjtën karrige ku më parë qëndronte Lulzim Basha.

Berisha është shoqëruar nga Edi Paloka, Floriana Garo, Vokshi e anetarë të tjerë.


Shtuar 25.03.2022 20:39