PDK-AAK lidhin koalicion në Prizren
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ajo e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren kanë lidhur koalicion për raundin e dytë të votimeve.

AAK është zotuar t'i japë mbështetje kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili në raundin e dytë do të përballet me Eqrem Kryeziun e LDK-së.

“Sot kemi lidhur koalicion me AAK-LDD në Prizren, të cilët në balotazh do të mbështesin fuqishëm kandidatin e PDK-së, Ramadan Muja”, ka thënë Enver Hoxhaj, zyrtar i lartë i PDK.

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, prin kandidati i PDK-së, Ramdan Muja me 40.65 për qind, pasuar nga kandidati i LDK-së Eqrem kryeziu me 22.54 për qind. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2013, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori