PDK nuk heq dorë nga qeverisja
Pëlqej
Partia Demokratike e Kosovës siguroi sot anëtarët dhe simpatizantët e saj si dhe opinionin e gjerë se në asnjë mënyrë nuk do të heqë dorë nga besimi që ka marrë për të qeverisur me vendin, nëpërmjet votës së lirë në zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Gjatë takimit të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës u rikonfirmua gatishmëria e plotë për themelimin e institucioneve shtetërore, në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, legjitimitetin qytetar dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese.

"Për Partinë Demokratike të Kosovës është e papranueshme qasja e atyre që po tentojnë me çdo mjet dhe në mënyre kundërkushtetuese, joinstitucionale dhe jodemokratike të tjetërsojnë rezultatin zgjedhor dhe të mbajnë peng shtetin, duke bllokuar themelimin e institucioneve demokratike." thuhet ne deklaraten per media.

Sipas PDK, shantazhet dhe kërcënimet e liderëve të frustruar të bllokut humbës do ta marrin përgjigjen meritore, politike dhe qytetare në çdo kohë dhe rrethanë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori