Rukije Mehemeti, nënkryetare e Partisë së Drejtësisë, është shprehur se mbrojtja e grave të
dhunuara gjatë luftës nënkupton periudhën brenda 27 shkurtit 1998 deri më 20 qershor 1999. Pas kësaj date, duhet të trajtohen me ligjin penal të Kosovës.
Mehmeti gjatë një konference për shtyp theksoi se mbi të gjitha duhet drejtësi për këto vajza e gra.
“Ato na thërrasin, por ne nuk dëgjojmë. Ato janë vajzat dhe gratë e
dhunuara gjatë luftës së fundit që besohet të jenë afër 20 mijë. Këtyre vajzave dhe grave ju duhet drejtësi, sepse dhunuesit përgjegjës për këtë krim makabër kanë kaluar pa u ndëshkuar deri më sot” është shprehur
Mehmeti.
Projektligji që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në janar të vitit të kaluar, nga Komisioni i Shëndetësisë, por Komisioni për
Buxhet dhe financa është justifikuar duke thënë se nuk ka
buxhet për këtë kategori.
Mehmeti u shpreh se Partia e Drejtësisë, do të kërkojë mbrojtjen e viktimave por edhe por kërkon edhe që personat që kanë kryer këto krimeve të dalin para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014,
ora 18:35