I ashtequajturi oficer për Ndërlidhje mes Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviqeviç është shprehur se pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës "nuk kanë asnjë lloj vlere".
Sipas tij,
vendkalimet mes Serbisë dhe Kosovës do të jenë thjesht
administrative dhe asesi kufi shtetesh.
Paviçeviq ka sqaruar se në “
vendkalimet administrative”, sidomos në Merdare e në Jarinë ka nevojë objektive për zgjerim objektesh dhe për korsi të shtuara.
“Ajo me çfarë mburremi, është se në këtë
proces ia kemi dalë të gjejmë mënyrë për t’i kthyer Kombet e Bashkuara në këtë
proces dhe gjithë projektin agjencia e KB-së UNOPS”, ka thënë Paviqeviç për Novosti.
Zyrtari serb theksoi se për qytetarët në vendkalime nuk do të ketë nevojë për pashaporta, por për vetëm letërnjoftime. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014,
ora 11:29