Pavarësia e Kosovës, Rama: Festa nuk është e plotë pa Ramush Haradinajn
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme ka marrë pjesë në seancën solemne për nderë të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Rama ka uruar qytetarët, ndërsa ka deklaruar se pa Ramush Haradinajn festa nuk është e plotë.

Po ashtu ai ka uruar lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari, ku u ndal në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

“Gëzuar të gjithëve këtë ditë. Përvjetor më një peshe të jashtëzakonshme sepse ende janë të freskëta ditët e vështira. Uroj kthimin sa më të shpejtë në shtëpi të Ramush Haradinajt”, tha Rama.

Rama theksoi se “17 shkurti duhet të konsiderohet ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët sepse dita-ditës Kosova po tregon shembull rrezatues të bashkëjetesës./Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori