Capello i përgjigjet thashethemeve të Ronaldos te Napoli

Fabio Capello ka komentuar zërat për transferimin e mundshëm të sulmuesit Cristiano Ronaldo te Napoli. Thashetheme të ngjashme u shfaqën vetëm një ditë më parë, ato lidhen me dëshirën e Ronaldos për të luajtur në Champions League.

“De Laurentiis është i zoti në numërimin e parave, dhe kjo është një çështje parash. Dhe perspektivat. Ronaldo është e tashmja dhe Osimhen është e ardhmja. Është e qartë se Ronaldo do të krijojë probleme në dhomën e zhveshjes, por ky është problem i Spallettit, jo i De Laurentiis. Ronaldo ka humbur shpejtësinë, ndryshe nga Osimhen, por ka përvojë dhe mund të vendosë rezultatin e ndeshjes me një goditje”, citon ITASportPress Capello. /albeu.com/


Shtuar 29.08.2022 19:51