Pavarësia e Kosovës po rrezikohet të komprometohet
Pesë vite pas shpalljes së pavarësisë Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme dhe sfida të shumta. Ky është konstatimi i LDD-së për gjendjen aktuale dhe zhvillimet politike. Në një prononcim për mediat nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDD) u shpçreh se mossundimi i ligjit po e pamundëson perspektivën ekonomike të vendit, frymëmarrjen normale të shtetit të Kosovës.

“Në këtë rrafsh, vendi ynë, po e humbë mundësinë që të arrihet një paqe e mirëfilltë sociale dhe si rezultat i tërë kësaj pavarësia e Kosovës po rrezikohetkomprometohet. Ne konsiderojmë se edhe përkundër mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare, konsolidimi i shtetit demokratik vazhdon te mungoj” u shpreh Zeneli. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2013, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori