Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Patriarku serb Irinej u bën thirrje serbëve të mos i shesin tokat në Kosovë
Patriarku serb Irinej u ka bërë thirrje sot serbëve në Kosovë të mos i shesin tokat meqë kjo tokë është e larë me gjakun e paraardhësve, raportojnë mediet serbe.

Pas liturgjisë së Vidovdanit, në portën e manastirit të Graçanicës, patriku serb tha se çdo pjesë e kësaj toke flet për vuajtje, ndërsa ku ka vuajtje aty ka ringjallje, shkruan express.

"Ne i admirojmë ata që kanë mbetur këtu. Adhurojmë trimërinë e tyre. Kemi ardhur këtu që ju, të cilët jetoni këtu, në këto hapësira të mbeteni. Mos i shitni tokat, sepse kjo tokë është e larë me gjakun e të parëve tanë", tha patriarku.

Siç është shprehur ai, Vidovdani flet se ne jemi popull i Zotit, popull i bekuar, i cili bart me vete Zotin.

"Nëse ka ditë kur të gjithë mendojmë bashkërisht dhe që na mbush kjo është dita e Vidovdanit. Dita e madhe kur populli serb përjetoi të premten e madhe, kryqëzimin e vet. Ky kryqëzim jeton sot e gjithë ditën. Si popull duhet ta bartim kryqin që e ka mbajtur edhe Zoti ynë..." ka thënë patriarku.

"Populli serb ka përjetuar kryqin e vet dhe të Premten e madhe", ka thënë ai, duke shtuar se "pas të Premtes së madhe vjen ringjallja.
Ne jemi popull që jetojmë në tokë por shikojmë në qiell".
Shtuar më 28/06/2017, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori