Kreu i Kishës Ortodokse Serbe,
patriarku Irinej, në një shërbesë të mbajtur për Krishtlindje, nuk ka mundur të shkëpusë çështjet e politikës nga çështjet fetare, ai gjatë shërbesës kishtare ka thënë se:
“
vuajtjet dhe padrejtësitë në Kosovë nuk kanë të ndalur, dhe se përpjekjet për rrëmbimin e saj vazhdojnë”.
Në të njëjtën kohë, ai ka porositur serbët e Kosovës që të jetojnë në këtë vend, pasi ata nuk janë të vetëm dhe se me ta është i gjithë populli serb.
"Kosova jonë është vend i tmerrshëm i ekzistencës, sepse atje nuk po pushojnë
vuajtjet, ndërsa padrejtësitë nga dita në ditë po rriten.
Trazirat dhe dhuna mbretërojnë në Kosovë.
Me dekada e shekuj po e rrëmbejnë këtë krahinë, po rrëmbejnë Serbinë e vjetër, nga qenia jonë”, ka thënë
Irinej, sipas mediave serbe. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2014,
ora 16:30