“Është e papranueshme”, Ten Hag “sulmon” Cristiano Ronaldon

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ishte më pak se i impresionuar pasi Cristiano Ronaldo u largua nga Old Trafford para bilbilit të plotë gjatë ndeshjes së tyre miqësore kundër Rayo Vallecano të dielën (31 korrik).

Kjo ishte dalja e parë e Ronaldos përpara sezonit të ri mes sagës së transferimeve. Ylli protugez u zëvendësua në pjesën e parë të lojës.

Trajneri holandez ka pohuar se asnjë lojtar nuk duhet të largohet herët nga stadiumi. Çdo lojtar duhet të respektojë pjesën tjetër të ekipit dhe duhet të qëndrojë deri në fund të lojës.

Duke folur për “Viaplay Sport”, Erik ten Hag tha:

“Sigurisht që jo, kjo është e papranueshme. Për të gjithë. Unë u thashë atyre se është e papranueshme. Se ne jemi një ekip, një skuadër. Dhe se ju duhet të qëndroni deri në fund.”/ h.ll/albeu.com