Parfum kontrabandë në dyqan, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëshortja e tij

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar në Tiranë dhe ka vënë nën hetim bashkëshorten e tij, për konrabandim të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen 132 litra parfum dhe esencë parfumi.

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale  “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme./albeu.com


Shtuar 2.11.2021 16:23