Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka njoftuar së shpejti do të ketë marrëveshje për njohjen
reciproke për ndërrimin e
patentë-shoferëve të
Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së.
Sefaj ka shkruar në një status në Facebook se patentë-shoferi i
Kosovës mund të përdorët për tranist në komunikacion rrugorë në pothuajse të gjitha
shtetet e BE-së.
Ja postimi i tij:
Ditë më parë kemi lëshuar patentë-shoferin me dizajn të ri, i cili i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe garanton nivel të lartë të sigurisë .Patentë-shoferi i Republikës së
Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha
shtetet e BE-së.
Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshje
reciproke për njohjen – ndërrimin e
patentë-shoferëve të
Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së që ende nuk e lejojnë këtë gjë. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018,
ora 20:57