Pasuria e Veselit 222 mijë euro, gruaja me makinë 16 mijë euro
Pëlqej
Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar pasuri të ngjashme në dy vitet e fundit. Të dhënat e publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsion, tregojnë se Veselit i janë zvogëluar të hyrat vjetore, teksa i janë rritur kursimet e tij dhe të bashkëshortes që i ruan në bankat e Kosovës.

Pasuria e paluajtshme që Kadri Veseli ka deklaruar në AKK është 222 mijë euro. Sipas deklarimit të pasurisë, Violeta, bashkëshortja e Kadri Veselit, ka një makinë vlera e të cilës është deklaruar 16 mijë euro.

Ajo përveç pagës 25,992, euro, merr pagë edhe nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe atë në vlerë 4,602 euro.
Veseli në deklarimin e tij në AKK, mbi 10 hektarë tokë i ka deklaruar si pasuri e përbashkët, por nuk ka treguar për vlerën e saj.

Shtuar më 20/05/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori