Pasuria e majmë e njeriut të AAK-së që do të zaptojë shtetin me militantët e tij
Deputeti i AAK-së, Shkumbin
Demaliaj, në një intervistë ditë më parë, ka
deklaruar se po të kishte mundësi do të punësonte vetëm njerëzit e partisë së tij.
Deputeti Demaliaj ka
deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, gjatë vitit të kaluar.
Ai në bazë të këtij deklarimi shihet se ka të hyra goxha të mira.
Kështu,
deputeti i AAK-së, ka
deklaruar se nga pasuria e paluajtshme posedon një shtëpi, një banesë dhe truall të gjitha në vlerën mbi gjysmë milioni, apo 586 mijë
euro. Ndërkaq, nga pasuria e luajtshme, ai ka
deklaruar dy vetura në pronësi të tij, një Golf 5 dhe një Mercedes, të dyja në vlerën 18, 500
euro.
Te hyrat
vjetore të deputetit
Demaliaj, falë edhe pensioneve të veteranëve, shihet të jenë mjaftë të mira. Kështu për pozitën e deputetit, ai merr pagë
vjetore mbi 8 mijë
euro, ndërsa mbi 3, 800 të hyra
vjetore i merr nga pensioni invalidor.
Po ashtu, edhe bashkëshortja e tij merr pension veterani, mbi 2 mijë
euro të hyra
vjetore, ndërsa babai i tij, 5, 400
euro pension si familje e dëshmorit, të hyra
vjetore.
Ndërkohë, dihet që Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së, në mesin e të cilëve është edhe
deputeti Demaliaj.
Nga të dhënat që vet
deputeti Demaliaj, ka
deklaruar pasuria e tij totale sillet në vlerën afër 624 mijë
euro.
Shtuar më 05/04/2019,
ora 16:46