Kapet drogë në burgun e Peqinit

Në ambientet e vuajtjes së Peqinit është gjetur drogë. Drejtoria e Burgjeve Peqin bën me dije se lënda narkotike është gjetur në ambientet e përbashkët që përdoren nga të dënuarit.

Mësohet se janë sekuestruar 10 gram kanabis sativa nga punonjësit e Drejtorisë së Burgjeve, të cilët ushtrojnë kontrolle të shpeshta./albeu.com


Shtuar 17.03.2022 09:25