Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet
Krasniqi, është shpallur i pafajshëm nga tri akuzat që rëndonin mbi të nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas shpalljes së vendimit,
Krasniqi ka thënë se ky vendim ka qenë i pritshëm dhe se ka besuar në drejtësi.
Krasniqi thotë se e tërë ka qenë një skenar me tendenca politike që
dikujt i ka konvenuar.
Ja disa nga deklarata e tij pas shpalljes së vendimit:
Unë kam qenë i bindur që nga dita e parë, kanë qenë të bindur të gjithë për këtë cka doli sot.
Unë që nga fillimi kam thënë se nëse vendi joni ka një shkëndije drejtësie, puna jem është shumë e qartë dhe pa asnjë shible del në pah.
Kjo u vërtetua sot dhe u vërtetua se në këtë Pallat të Drejtësisë ka drejtësi.
Vendimi për mua ka qenë i pritshëm.
Pavarësisht lakimeve herë herë, falë ju qoftë të gjithëve, veproni me nder, shërbeni popullit e vatanit.
Kjo ka qenë tendenca politike, mbase
dikujt i kanë konvenuar. Ka qenë një show, një skenar që
dikujt i ka konvenuar. E kaluara duhet të mbetet e kaluar dhe të merremi me të ardhmen. Mbase edhe ata janë gabuar, janë ngutur, nuk është deshtë me bërë këtë, jemi vëllezër dhe duhet të përkrahim njëri tjetrin. /indeksonline./
Shtuar më 23/03/2018,
ora 09:15