Pasi u ratifikua demarkacioni Donika dhe Visari marrin pjesë në një festë
U bënë bashkë në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, që kishte marrë postin e të parit të partisë. Ajo kishte lënë AAK-në ku kishte pozitë të lartë. U bë aktiviste e VV-së në gusht të vitit 2016. Bëhet fjalë për Visar Ymerin dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Pasi kaluan dy vite në VV duke “luftuar” për kauzat e njëjta, stopimin e demarkacionit dhe Asociacionit, të dytë braktisën Vetëvendosjen. Ymeri u bë pjesë e një grupi tashmë të pavarur parlamentar ndërsa Kadaj-Bujupi u rikthye në AAK.

Me rikthimin në AAK, Kadaj-Bujupi ndërroi edhe qëndrimin për demarkacionin. Votoi pro. Madje vota e saj ishte kyçe në kalimin e demarkacionit. E Visar Ymeri me grupin e pavarur nuk ndryshuan qëndrimin. Votuan kundër.

Por të dytë janë takuar pasi ka përfunduar seanca ku me mezi u votua demarkacionit, Visar Ymeri dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë darkuar së bashku.

Por, Kadaj-Bujupi dhe Ymeri kanë darkuar të mërkurën në një tavernë që është pronë e Yll Hoxhës, anëtarit tjetër të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aty përve këtyre dyve kanë qenë të pranishëm edhe dhjetë persona të tjerë, shumica e të cilëve aktivistë të larguar nga Vetëvendosje, dhe që janë përkrahës i grupit “Molliqaj”.

Darkën e ka konfirmuar Donika Kadaj-Bujupi e cila ka thënë se kanë qenë në darkë që është organizuar nga Gurjeta Zeka, për nder të ditëlindjes së saj.

Ajo ka shtuar se koiidenca ka qenë që ditëlindja e saj ka qenë pikërisht në ditën kur Kuvendi i Kosovës, e ka ratifikuar marrëveshjen për vijën kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Po, kemi qenë në darkë në lokalin e Ylli Hoxhës. Madje, jemi përshëndetur me të. Darka ka qenë e organizuar nga Gurjeta Zeka, një mike e ngushtë e imja dhe e Visarit. Ka qenë koiçidencë që pikërisht në natën kur është votuar demarkacioni, ajo e ka pasur ditëlindjen.

Ftesat i kemi marrur shumë më herët. Unë jam miq me të gjithë ata, prandaj gjithka private. Nuk ka qenë takim i karakterit të demarkacionit, apo të ndonjë natyre politike. Gjithka ka qenë private, është festuar një ditëlindje e një mikës sonë të përbashkët”, ka thënë Kadaj-Bujupi, për insajderin.

Kadaj-Bujupi ka folur edhe për raportet me deputetët e VV-së dhe ata të dorëhequrit që tashmë janë të pavarur, duke i cilësuar raportet si miqësore edhe me anëtarët që kanë mbetur në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe gjithashtu edhe me ata që kanë dalur nga kjo parti.

Kadaj-Bujupi nuk e mohoi mundësinë që të bashkpunojë në të ardhmën me të dyja këto tabore, duke shtuar se nuk mban inat me asnjërin grup.


Shtuar më 23/03/2018, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori