Pasi u kënaqën me mish e verë, Thaçi thotë se Agim Bahtiri është njeri i respektuar
I pari i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar darkën në Mitrovicë ku ishin të ftuar fytyra të njohura të politikës, përfshirë këtu edhe kryetarin e asaj komune, Agim Bahtirin.

Të pranishmit, Thaçi i ka quajtur njerëz të respektuar të Kosovës të cilit ishin të ftuar të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Sa i përket ndejave private kam qenë i ftuar nga miku im dhe dikur bashkëluftëtari Kadri Veseli, në një ndejë private me njerëz që kanë qenë të parët themelues të UÇK ‘së miq të mi bashkëluftëtar njerëz të respektuar të Kosovës”, tha presidenti.

Atë ditë sipas tij, ishte pjesë e disa takimeve private, e për këtë të Mitrovicës shtoi se ka qenë e nivelit emocionues e përcjellur me folklor patriotik.

“Atë ditë i kam pas tri ndeja private. Ka qenë ndejë shumë e mirë, pa diskutime politike, e përcjellur me folklor patriotik e nivelit emocionues. Ska pas diçka politike me përjashtim që natyrisht se unë besoj në respektimin e ligjshmërisë po dhe në respektimin e opinionin qytetar në Mitrovicë”, përfundoi ai teksa po komentonte idenë e Agim Bahtirit për të bashkuar Mitrovicën.


Shtuar më 27/12/2018, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori