Pasi Mustafa refuzoi ftesën për në Bruksel, Vuçiç është i gatshëm të shkojë
Mediat serbe po i kushtojnë rëndësi deklaratës që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dha mbi vendimin, se nuk do të shkojë në Bruksel pa marr një rekomandim për liberalizimin e vizave.

Kështu, duke u përgjigjur për pyetjen se a do të shkojë Isa Mustafa në takimin e nivelit të lartë në Bruksel të caktuar që të mbahet më 27 janar, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë Marko Gjuriq është përgjigjur shkurtimisht se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të shkojë në Bruksel.

Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi ka qëllim të krijojë atmosferë sa më të mirë politike para takimit të dy kryeministrave dhe gjithashtu BE e vlerëson shumë përkushtimin e Beogardit për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën./Albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 23:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori