Pasi dhuroi 2 milionë euro për rindërtim, Vuçiç kërkon pas nderin: Dënoni Cakajn!
Vetëm një ditë pasi Serbia dhuroi për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga tërmeti në Shqipëri, sot kërkon dënimin e ministrit Cakaj.

Kjo pasi Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri një deklaratë shumë të fortë në dhjetor të vitit të kaluar kur e quajti skandaloze deklaratën e bërë nga president i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti trillim masakrën e Reçakut.

Madje Cakaj e etiketoi si Joseph Goebbel (Ministri i Propagandës në Gjermaninë naziste) kreun e shtetit serb. Kjo ka bërë që Serbia t’i ka dërgojë zyrtarisht një notë proteste Shqipërisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin.

Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”- thuhet në letrën zyrtare të autoriteteve serbe. /albeu.com/




Shtuar më 18/02/2020, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori