Kroos zbulon 3 kushtet e tij për të vazhduar me Real Madridin

Toni Kroos është një lojtar që intervistat i bën me pikatore. Zakonisht ai vendos të flasë vetë dhe këtë e bën nëpërmjet rrjeteve të tij sociale dhe një podcast që drejton me vëllain e tij.

Këtë herë gjermani ka vendosur të flasë për Sky Sports dhe ka dhënë disa mesazhe të qartë sa i përket të ardhmes së tij.

Kontrata e tij me Real Madridin përfundon në 2023 dhe dëshira e tij është vazhdojë në Madrid. Megjithatë, ajo do të shikohet me dëshirën dhe forcën e tij për të përparuar dhe prefron t’ia lërë kohës se çfarë do të ndodhë.

“Unë e di se çfarë kam në klub dhe klubi e di se çfarë ka me mua. Në një moment ne do të ulemi qetë. Besimi është baza e gjithçkaje. Unë momentalisht ndjehem mirë, por do të shihen disa gjera. E para është që niveli i ekipit dhe i imi duhet të përkojë. E dyta, fiziku im të më shoqërojë. Dhe e treta, që dëshira ime duhet të jetë aty. Kur të gjitha këto të bashkohen, do të flsim,” shprehet Kroos. r.t/albeu.com


Shtuar 10.01.2022 17:32