Pasaporta e Kosovës më e pafuqishmja në Rajon
Sipas kompanisë amerikane Arton Capital, përmes një databazë hulumtimi që bëri për fuqinë e pozicionimit që pasaporta e një vendi ka në botë, rezulton se Kosova renditet e fundit pas vendeve fqinje.

Kjo është një renditje e cila tregon se cila pasaportë i ofron bartësit mundësinë të udhëtojë në shtete të ndryshme të botës, pa pasur nevojë për vizë ose duke u pajisur me të, me të arritur në destinacion.

Lista kryesohet nga pasaporta e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, pasaportat e të cilave u japin qytetarëve qasje në 147 vende.

Pasaporta e Serbisë mban vendin e 31-të dhe ofron qasje në 104 vende. Ajo e Maqedonisë në vendin e 33-të, me qasje në 101 vende, kurse e Bosnjë e Hercegovinës në vendin e 38-të, duke ofruar qasje në 94 vende.

Pasaporta e Shqipërisë ndërkaq gjendet në vendin e 40, me qasje për bartësit e saj në 91 vende, ndërsa ajo e Kosovës ka radhitjen më të ulët, mban vendin e 76-të dhe ofron qasje vetëm në 41 vende. Vendi i 80-të shënon radhitjen më të dobët. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori