4 orë në operim, mjekët flasin për vrasjen e Abe: Plagë në qafë, shpatull dhe kurriz, por nuk gjetëm asnjë plumb

Mjekët e spitalit Nara në Japoni, kanë dalë në një konferencë për vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe mëngjesin e sotëm.

Ata shprehen se në momentin Abe pësoi një arrest kardiak në vendngjarje. Pavarësisht përpjekjeve prej 4 orësh, ata nuk mundën ta shpëtojnë ish-kryeministrin.

Mjekët nuk mundën të ndalojnë gjakderdhjen. Sipas tyre, Abe kishte dy plagë, një në qafë, në shpatull dhe një në kurriz e cila ishte e thellë dhe shkonte deri në zemër.

Por gjatë operacionit, ata nuk mundën të gjejnë asnjë plumb në trupin e të ndjerit.