Një lëvizje e gabuar dhe gjithçka “hidhet në erë”, 4 veprimet që duhet të shmangni pas marrëdhënieve intime

Marrëdhënia seksuale mund të jetë një nga momentet më të bukura që lidh një çift, por megjithatë vazhdon ende të ketë disa rregulla, të cilat nëse nuk zbatohen, nuk zgjasin kënaqësinë dhe nuk tregojnë se sa i mirë jeni në të.

Ka disa raste që sado që çifti është i dashuruar dhe ka kimi të suksesshme, edhe në krevat, ndodh diçka, një lëvizje gabim dhe gjithçka hidhet në erë. Kjo ndodh nga të dyja palët.

Më poshtë do të gjeni katër veprime, të cilat është mirë t’i shmangni pas aktit seksual, sepse shumë thjesht mund të shkatërrojnë në moment çastet magjike që kaluat pak më parë.

Fillojmë:

Mos flini menjëherë. Ok, të gjithë lodhen, por çfarë ju kushton një përqafim, dy fjalë të ëmbla dhe gjumë në krah të njëri-tjetrit?

Mos ikni me vrap në tualet. Seksi nuk është i pistë, përveç rasteve kur ju vetë e dëshironi të tillë. Ndaj qëndroni edhe gjysmë ore më shumë në krevat. gjithçka pastrohet, pa merak.

Mos e prekni telefonin me dorë. Gjërat e telefonit mund të presin, ajo ose ai që ke në krah, mbase jo.

Mendoni mirë çfarë dhe si do hani. Mos i lini tjetrit përshtypjen se femra apo mashkulli me të cilin kryen marrëdhënie pak më parë po vdiste për të ngrënë dhe nuk e kishte mendjen aspak në atë që po bënte.


Shtuar 21.01.2023 13:58