Pas votimit të Qeverisë Hoti, vjen reagimi i presidentit Thaçi
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas votimit të Qeverisë Hoti.Ai ka përgëzuar deputetët ndërsa i ka uruar sukses qeverisë së re.Thaçi ndërjkaq ka ofruar bashkëpunimin e tij për agjendën kombëtare dhe ndërkombëtare.


Postimi i plotë:

I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit.

Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. HTH
Shtuar më 03/06/2020, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori