Ekaterina
Trendafilova, kryetarja e
Dhomave të
Specializuara, javën e ardhshme do ta vizitojë për herë të parë Kosovën
Zyrtarë të Speciales kanë thënë për “Zërin” se
Trendafilova do të ketë takime me
zyrtarët kryesorë të Kosovës, do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile, etj.
Në anën tjetër analistët politikë në vend vlerësojnë se pas kësaj vizite do të ngrihen aktakuzat e para
Kryetarja e
Dhomave të
Specializuara, apo siç njihet ndryshe Gjykata Speciale, Ekaterina
Trendafilova, gjatë javës së ardhshme për herë të parë pritet ta vizitojë Kosovën.
Zyrtarë të këtij institucioni të drejtësisë kanë bërë të ditur se
Trendafilova gjatë vizitës së saj do të zhvillojë takime dypalëshe me
zyrtarët kryesorë të vendit, si dhe do t’i takojë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët do t’i informojë për zhvillimet e fundit dhe për veprimtarinë e Speciales.
“Gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë javën e ardhshme kryetare
Trendafilova do të ketë takime dypalëshe të rëndësishme me zyrtarë dhe me organizata shtetërore, si edhe do ta mbajë një fjalë në një veprimtari informuese dhe ndërgjegjësuese për organizatat e shoqërisë civile, të cilat do t’i informojë për të rejat më të fundit në lidhje me veprimtarinë e
Dhomave të
Specializuara”, ka thënë për “Zërin” Avis Bennes, zëdhënëse e
Dhomave të
Specializuara, por pa dhënë detaje se me cilët zyrtarë do të takohet Trendafilov.
Shtuar më 17/11/2017,
ora 08:42