Pas vdekjes së policit, edhe një fëmijë pëson dëmtime (VIDEO)
Pas vdekjes së një polici si pasojë e një shpërthimi gjatë një aksioni të policisë në zhur të Prizërenit është lënduar edhe një fëmijë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit Shaban Osmanollaj i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime të lehta.

"Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta", ka deklaruar Osmanollaj.
Shtuar më 28/01/2020, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori