E BUJSHME/ Argjentina dhe Messi kanë një plan djallëzor ndaj Kroacisë, askush nuk e priste këtë

Dyshohet se një anëtar i kombëtares së Argjentinës ka thënë se janë tre futbollistë që mund të provokohen aq shumë sa që Kroacia të mbetet me një lojtar më pak deri në minutën e 60-të.

Tre futbollistë nga Argjentina do të kenë për detyrë të provokojnë.

Megjithatë, trajneri kroat Zlatko Dalic  nuk i kushton shumë rëndësi kësaj.

“Kemi kaluar në katër kombëtaret e botës, që është një sukses i madh për Kroacinë, është një gjë e madhe që kemi pasur sukses në dy kampionate radhazi. Tani duam më shumë, po luajmë kundër Argjentinës së madhe, një skuadër e madhe e drejtuar nga Leo Messi. Ata kanë më shumë presion, ne e dimë se si luajnë dhe çfarë duan për të fituar ndeshjen. Unë besoj te lojtarët, Kroacia do të imponojë mënyrën e saj të lojës”, tha me Dalic. /G.D albeu.com/