Pas takimit me zyrtarët e lartë amerikanë, Thaçi shkon në shtëpinë e Isa Mustafës
Presindenti Hashim Thaçi, ka vizituar të mërkurën mbrema kryetarin e LDK-së, shkruan Albeu.com

Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa ka thënë se vetë Presidenti Thaçi ka kërkuar takim me kreun e LDK-së Isa Mustafa.

"Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, ka thënë Mustafa.

Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA'së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi

Shtuar më 27/02/2019, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori