Pas takimit me Macron dhe Vuçiç, Thaçi thotë se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim të ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar sot edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

Nga ana tjetër, nuk dihet se çfarë ka deklaruar Vuçiq për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Thaçi po qëndron në Francë, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron. Ky i fundit vazhdimisht po insiston që Franca të përfshihet direkt në dialogun Beograd-Prishtinë.
Shtuar më 12/11/2019, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori