EMRAT/ Sherri banal në Shkodër, arrestohet autori që plagosi me thikë 38-vjeçarin

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin që përfundoi me një të plagosur në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

38-vjeçari Artan Bobdaj është plagosur me thikë nga 78-vjeçari Musa Çinari, I cili është arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin M. Ç., 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./albeu.com.


Shtuar 8.03.2023 12:34

Tags: