Pas patriotizmit "Shqipëri – Kosovë", tregti me kosto dhe konflikte (FOTO LAJM)

Poshtë zhargonit patriotik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës">Kosovës, në fakt ka një bashkëpunimin ekonomik mjaft të dobët, me shumë kosto dhe konflikte. Tregtia me Shqipërinë nuk është aspak e lehtë, mendon kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës">Kosovës, zoti Berat Rukiqi.

Ai tha se përveç tarifave doganore, tregtia me Shqipërinë ka kosto për shkak të tarifave në Rrugën e Kombit dhe një tarifë skanimi, të cilat nuk aplikohen nga vendet e tjera me të cilat Kosova ka bashkëpunim tregtar.

Gjithashtu, disa kërkesa mbi certifikata që shoqërojnë produktet dhe vlera e lartë e tyre i kanë dobësuar mundësitë për tregti, shtoi ai. Bizneset në Shqipëri lobojnë pranë qeverisë shqiptare për të penguar disa artikuj që prodhohen në Kosovë që të futen në Shqipëri, – shtoi më tej Kryetari i Odës Ekonomike. Rukiqi përmendi lobet e birrës dhe miellit po vështirësojnë shitjen e produkteve të Kosovës">Kosovës në Shqipëri, duke theksuar që mjedisi për produktet nga Shqipëria atje është më i favorshëm.


Shansi i humbur

Që kur Kosova u bë shtet më vete 9 vjet më parë, shqiptarët dhe qeveritë e dy anëve të kufirit kanë dështuar në krijimin e marrëdhënieve normale tregtare. Në të gjithë historinë e saj të tregtisë se lirë me jashtë, Shqipëria nuk njeh aq konflikte sa me Kosovën. Edhe Kosova nuk njeh pengesa në tregtinë me jashtë sa me Shqipërinë. Rezultati final ka qenë në dëm të krijimit të një tregu të përbashkët, prej të cilit do të vinin të mirat ekonomike për të dy anët e të njëjtit komb.

Qeveritë e dy shteteve kanë firmosur mbi 50 marrëveshje bashkëpunimi në letër, por në vend të lehtësimit, konfliktet po thellohen për ditë. Shifrat tregojnë qartë se, pavarësisht se pjesë e të njëjtit komb, tregtia ndërmjet vendeve mbetet modeste dhe shembujt tregojnë se, konkurrenca për tregjet ndërmjet vendeve ka penguar zgjerimin e tregtisë.

Marrëdhëniet me konflikte kulmuan në vitin 2013, kur u përfshinë edhe autoritetet shtetërore të dy vendeve. Për herë të parë që nga viti 1999, marrëdhëniet tregtare shënuan rënie në vitin 2013, për shkak se, bllokimi i qumështit shqiptar në tregjet e Kosovës">Kosovës u ndoq me bllokimin nga pala shqiptare të importit të mishit dhe të miellit nga Kosova. Më tej, konflikti vijoi nga pala e Kosovës">Kosovës me bllokimin e materialeve të ndërtimit. Gjatë verës së vitit 2013, qeveria e Kosovës">Kosovës zhvendosi pikat e zhdoganimit të mallrave, duke krijuar probleme për eksportuesit shqiptarë.
Sipas një studimi për tregtinë e jashtme, Kosova ka barrierat më të larta tregtare me Shqipërinë, pasi duhet të plotësohen 8 dokumente, ndërsa me vendet e tjera nuk janë më shumë se 6 a 7 të tilla.

Si mund të lehtësohet tregtia

Alban Zusi nga Qendra Shqiptare ka bërë një studim nëpërmjet të cilit ka dalë me propozime konkrete se si mund të lehtësohen kostot e tregtisë ndërmjet Shqipërisë e Kosovës">Kosovës. Zusi thotë se ka mjete për të lehtësuar tregtinë, edhe pa ndryshuar kodin doganor. Ai tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të nisin të aplikojnë faturën-deklaratë. Kjo do të thotë që, kur një kamion niset nga Tirana në Kosovë, fatura fiskale e Shqipërisë të njihet edhe faturë eksporti dhe anasjelltas dhe të deklarohet në dy sistemet, në tatimet e Shqipërisë dhe ato të Kosovës">Kosovës.

Në pikën doganore duhet të instalohet pajisja që të lexojë faturën fiskale dhe kështu, më pas, malli gjurmohet për llogari të Kosovës">Kosovës. Vetëm nëpërmjet këtij investimi, kostot për një procedurë doganore lehtësohen me gati 80 euro, pasi kamionit nuk i duhet të ndalojë në agjencitë doganore. Zusi tha se fatura-deklaratë është lehtësisht e aplikueshme dhe përdorimin e saj e njeh edhe Kodi Doganor. Vetëm nga kjo procedurë, shtoi ai, kostoja dhe koha shkurtohen ndjeshëm.

Aktualisht një biznesi shqiptar i duhet të harxhojë për një eksport 2800 euro mall në Kosovë, rreth 280 euro për procesin e zhdoganimit dhe më shumë se dy ditë. Ai tha se, Shqipëria dhe Kosova duhet të ndjekin modelin e BE për doganat, duke thjeshtuar procedurat dhe kostot. Edhe Arben Shkodra nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë ka paqartësi në lidhje me procedurat e ndryshme, që vazhdimisht e kanë penguar biznesin për të tregtuar mallra në të dy anët e kufirit. Shkodra propozon që të nisë puna për hartimin dhe implementimin e sistemit fiskal të unifikuar mes dy vendeve tona dhe përgatitjen e kushteve për heqjen e pikave doganore.

Përparësitë e tregut të përbashkët

Për shkak të bazës së ulët, rritja ekonomike si në Shqipëri dhe Kosovë është më e larta në rajon, por të ardhurat për frymë janë nivelet më të ulëta në rajon. Dy shtetet kanë strukturë të ngjashme të ekonomisë. Bujqësia zë 10% të strukturës së PBB-së në Kosovë dhe në Shqipëri mbi 23%. Sektori i industrisë zë më shumë se 10% të PBB-së së Kosovës">Kosovës, ndërsa në Shqipëri 11%. Sektori i tregtisë zë 12% në Kosovë dhe po kaq zë edhe në PBB-në e Shqipërisë. Edhe sektorët e tjerë kanë peshë të ngjashme. Përpos shumë ngjashmërive në strukturën ekonomike, mentaliteti është i njëjtë në të dy anët e kufirit dhe këto elemente janë të mjaftueshme për të krijuar një treg të përbashkët unik.

Kosova ka sipërfaqe 11 mijë kilometër katrorë dhe popullsi 2 milionë banorë, Shqipëria ka sipërfaqe28 mijë kilometër katrorë dhe 2.8 milionë banorë.
Nëse do të unifikoheshin rregullat e tregtisë, taksat dhe politikat ekonomike, tregu i përbashkët do të kishte rreth 5 milionë konsumatorë në një territor prej 39 mijë kilometrash katrorë.

Në këtë mënyrë, shqiptarët do të krijonin bashkësinë më të madhe në rajon pas Serbisë.
Duke pasur ende forcën e punës në kulmin e produktivitetit, Kosova dhe Shqipëria në një treg unik do të ishin një ofertë joshëse për kompanitë e huaja, si në aspektin e tregtar, ashtu dhe në prodhimin e manifakturës.

Dëshira e hershme e bizneseve për një treg unik në fakt nuk është bërë pjesë e axhendave të përbashkëta të qeverive, edhe pse spektakli në këtë drejtim nuk ka munguar. Por tani kur bota është përfshirë në një cikël të gjatë krize, shtete të vogla si Shqipëria dhe Kosova, do të duhen të bashkohen në tregje më shumë si nevojë emergjente për mbijetesë se sa për dëshirë patriotike./Monitor/
Shtuar më 09/12/2018, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori