Pas pak seanca, deputetët hyjnë në kuvend
Deputetët e KuvenditKosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00 për të proceduar me seancën konstituive të filluar që nga 3 gushti.

Pas gjashtë seancave të ndërprera, partitë e koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe ato nga komunitetet pakicë kanë rënë dakord që seanca të thirret për sot, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Bazuar në kandidaturën paraprake të Partisë Demokratike të Kosovës, pritet që për këtë post të nominohet lideri i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.

Pas pak minutash pritet që të fillojë seanca për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të KuvenditKosovës.

E para objektit të KuvenditKosovës tashmë janë parë duke arritur deputetë të shumtë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deputetja nga radhët e PDK-së,Ganimete Musliu, deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka e shumë të tjerë tashmë janë në në Kuvendin e Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori