Pas pak gjykata shpall vendimin për Albin Kurtin
Gjykata Themelore e Prishtinës, në orën 13:00 të ditës së sotme, do të shpallë aktgjykimin ndaj katër deputetëve të VV-së, që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend. Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Faton Topalli akuzohen se veç e veç kryen veprat penale “të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”

Më shumë se dy vite pas ngritjes së aktakuzës ndaj tash kandidatit të VV-së për kryetar partie, Albin Kurti, dhe tre deputetëve tjerë, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Faton Topalli, trupi gjykues i Gjykatës ThemelorePrishtinës, të mërkurën do të japë verdiktin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Sipas aktakuzës së Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë ThemelorePrishtinës, të katër deputetët në pjesën e fundi të vitit 2015, përmes përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta pengojnë dhe e kanë penguar punën e legjislativit. Tërë këto veprime janë bërë në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin dhe asaj me Malin e Zi për Demarkacionin.

Të akuzuarit kanë pranuar veprimet e tyre, por, sipas tyre, ato janë politike e jo vepra penale.


Shtuar më 03/01/2018, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori