Pas pak fillon mbledhja emergjente në VV, këto figura kanë hyrë në ndërtesë
Kanë filluar të hyjnë në ndërtesë deputetët e Vetëvendosjes në të cilën pritet të mbajnë mbledhjen e radhës pas zënkave dhe dorëheqjeve që kanë shprehur një grup i të pakënaqurëve.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është përgjigjur pozitivisht mbledhjes së sotme të kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ndërkaq, Albin Kurti është një ndër të parët që ka hyrë në ndërtesë. Edhe deputetja Albulena Haxhiu është parë të hyjë në mbledhje.

Vlen të theksohet se në këtë mbledhje do të diskutohen dorëheqjet e fundit në LVV si dhe gjendja në të cilën po kalon ky subjekt
Shtuar më 10/01/2018, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori