Pas pak bëhet publike marrëveshja politike
Pëlqej
Koalicioni politik LDK-AAK-NISMA do të bëjë publik marrëveshjen politike me Vetëvendosjen.

Deri më tani, flitet se bisedimet me Serbinë do të udhëhiqen nga kryeministri i ardhshëm, ndërsa bisedimet teknike nga Vetëvendosje.

Glauk Konjufca ka kritikuar Thaçin dhe PDK-në, për mënyrën sesi e kanë udhëhequr deri më tani dialogun me Serbinë, duke thënë se kanë lëshuar pe ndaj këtij shteti në bisedime.

Marrëveshjen e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e ka konfirmuar dje kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se VV do të jetë një partner në ndërtimin e institucioneve.

Ndërsa, për ndarjen e institucioneve, është thënë se ndarje do të ketë kur të nënshkruhet marrëveshja politike. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori