Pas padisë Molliqaj sfidon Glauk Konjufcën
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj padisë që i ka bërë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse Glauku dhe e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një përballje televizive kudo që ai donë dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

Postimi:

Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur.

Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend :)


Shtuar më 07/02/2019, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori