A do të bashkohet LSI në protestën e 7 korrikut, Berisha nxjerr detaje: Tirana do të derdhet në rrugë, Rama do largohet!

Kryeministri Sali Berisha është shprehur se protesta e datës 7 korrik do të jetë një nga më të mëdhatë që ka parë Shqipëria.

Sipas Berishës, kjo protestë është e hapur për çdo shqiptar, pasi sipas tij kjo protestë nuk është vetëm e Partisë Demokratike, por edhe e shoqërisë civile.

Berisha u shpreh se edhe LSI është e mirëpritur në protestë.

Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama do të largohet shumë shpejt nga pushteti.

“Protesta është e hapur për çdo shqiptar, pasi kjo është protestë e PD dhe shoqërisë civile. Do të mbahet në Tiranë, ku tjetër, në sheshet më të mëdha të saj dhe qytetarët do të derdhen në rrugë. Rama nuk është larguar por do të largohet, do të largohet”, u shpreh Berisha./albeu.com/