Pas murit, Rakiç: Të martën fillon ndërtimi i strukturës betonike në zonën e këmbësorëve
Kryetari i Mitrovicësveriut, Goran Rakiç, ka paralajmëruar se të martën pritet të fillojë ndërtimi i "një strukture betoni me një lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash", që do të "garantojë sigurinë për qytetarët e komunës së Mitrovicësveriut".

"Struktura e re mbështetëse do të përputhet shumë mirë edhe në aspektin mjedisor edhe estetik me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër", ka deklaruar Rakiç, duke e 'falenderuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç për mbështetjen që ka dhënë drejt pajtimit edhe të përfaqësuesve relevantë ndërkombëtarë".

Kujtojmë se muri në veri të Mitrovicës u shemb pas një marrëveshjeje të arritur mes qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicësveriut. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori